Ditën e djeshme Luizit i dërgojnë dron me numrin e ndjekësve në Instagram dhe shikimeve në TikTok. Këngëtari dhe banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli është ndër personazhet më të përfolura të momentit.
Rrjetet sociale janë të mbushura me video dhe postime për të madje pothuajse çdo humor apo deklaratë e tij bëhet virale. Ajo që ka mahnitur të gjithë është edhe numri rekord i ndjekësve që ai ka arritur në Instagram dhe shikimeve në TikTok brenda një kohe të shkurtër.
Llogaria e tij personale në Instagram që u hap pas hyrjes së tij në BBVA aktualisht numëron 573 mijë ndjekës ndërsa ai ka arritur 3.9 miliardë shikime në TikTok.
Në premieren e ‘Më prit në fundjavë’ me Ermal Peçi në RTSH u fol për maninë e shqiptarëve ndaj Tiktok e mediave sociale.
A po bëhet para? Kush ka fituar më shumë?
Eksperti i IT, Kallanxhi tha se në vendin tonë më shumë para ka bërë Aleks Visha, rreth 300 mijë dollarë.
A është Luiz Ejlli më i parë në Tiktok?
Do zhgenjëheni por sipas të dhënave më e para në rrjet është Rashel Kolaneci. Nga ana tjetër në program u tha se sot afërsisht 1 shqiptar sheh rreth 30 video në ditë vetëm për Luiz Ejllin.