270 mijë ndjekës në ditë, Elon Musk drejt kurorëzimit si kryeinfluencues në Twitter

29 November 2022, 18:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
270 mijë ndjekës në ditë, Elon Musk drejt kurorëzimit
Elon Musk

E marta, 17 janar 2023 është dita kur analistët parashikojnë që Elon Musk të bëhet ndikuesi numër një në Twitter.

Me 120 milionë ndjekës, llogaria e tij, @ElonMusk, është tashmë e dyta më e ndjekura, pas @BarackObama, e ish-presidentit amerikan, e cila ka 130 milionë.

Dhe pas një rritjeje meteorike në muajin që kur bleu Twitter-in, Musk në mënyrë të pashmangshme do ta kalojë Obamën, thonë statisticienët në Social Blade.

Ky do të jetë një moment i paprecedentë.

Industria e mediave sociale nuk ka parë kurrë më parë një platformë me një shef ekzekutiv, i cili është gjithashtu personaliteti i saj më i madh.

Pra, nëse Musk do të bëhet njëkohësisht shefi ekzekutiv i Twitter-it dhe "kryeinfluencuesi" i tij, cilat janë implikimet - për miliarderin dhe për faqen e internetit?

Përkundër polemikave të fundit, popullariteti i Musk në Twitter është i pamohueshëm dhe në rritje.

Gjatë 12 muajve të fundit, ai ka fituar mesatarisht 268,303 ndjekës në ditë, sipas Social Blade, dhe ka humbur ndjekës vetëm në pesë ditë, sidomos gjatë ditëve kur rrodhën lajmet e pushimeve masive nga puna në Tëitter.

Ai humbi gati 200,000 më 12 nëntor, kur shkurtimet e mëdha të vendeve të punës u njoftuan në Tëitter - dhe pasi ai ka të ngjarë të ketë fituar ndjekës të rinj edhe atë ditë, numri aktual që nuk e ndoqën atë duhet të ketë qenë shumë më i lartë.

“Elon Musk tani është personazhi kryesor në Twitter”, thotë komentatori i mediave sociale Matt Navarra.

Shumë pak shefa ekzekutivë të mediave sociale janë ndikues kryesorë në faqet e tyre të internetit.


Video