Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një ditë më parë bëri bujë lajmi se Tuna dhe Cozman do të bashkëpunojnë sërish.
Burime për “Prive” bënë me dije se dy artistët, që kanë qenë të lidhur, janë në diskutime për të sjellë një duet së bashku. Ndërsa lajmi bëri bujë në rrjet, ka ardhur dhe reagimi i Tunës.
Krahas një fotoje në Instagramin e saj, këngëtarja shkruan: “A kanë ujë ato burime”, shoqëruar me disa emoji duke qeshur. Kështu, ajo nënkupton se iu adresohet këtyre burimeve që pretendojnë se po sjell një duet me ish të dashurin e saj.
Megjithatë, as nuk e ka mohuar duetin që përflitet.
