Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Dua Lipa, këngëtarja me famë ndërkombëtare, tashmë me shtetësi shqiptare, ka uruar të gjithë shqiptarët për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë gjatë koncertit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Ajo u shpreh se nga Tirana mbyll turneun e saj, ndërsa qytetarët e shumtë kanë sfiduar të ftohtin për të ndjekur koncertin e saj.
“Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, u shpreh Dua Lipa.
Gjatë performancës, Dua Lipa përshëndeti të gjithë shqiptarë duke bërë edhe simbolin e shqiponjës.