Poni tregon të vërtetën "e sherrit" me Aurela Gaçen

28 November 2022, 10:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Poni tregon të vërtetën "e sherrit" me Aurela

Disa kohë më parë, në mediat rozë është përfolur se dy këngëtaret nga Vlora, Aurela Gaçe dhe Poni, janë zënë.

Mirëpo, së fundmi, e ftuar në “Zemër Luana”, Poni ka treguar si qendron e vërteta. Ajo ka hedhur poshtë zërat, duke thënë se e do shumë kolegen e saj.

“S’kemi pasur ndonjëherë krisje, nga këngëtarët vlonjatë Aurelën e dua më shumë”, u shpreh Poni.

Kujtojmë që vajzat janë ndër këngëtaret më të kërkuara të muzikës popullore. Ato janë vazhdimisht të ftuara në koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë.


Video