“E vranë sepse po priste fëmijën e djalit tim”/ Babai i partnerit të Diana-s: E vërteta do të dalë një ditë!

27 November 2022, 20:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“E vranë sepse po priste fëmijën e djalit tim”/ Babai

Kanë kaluar 25 vite nga vdekja tragjike e Princeshës Diana, e cila ndodhej së bashku me partnerin e saj të atëhershëm Dodi Al Fayed. Është zbuluar së fundmi se babai Dodit pretendon se arsyeja e vërtetë e vdekjes së çiftit është se ata po prisnin fëmijën e tyre të parë.

Sipas babait të Al Fayed, Mohamed Al Fayed, shërbimet e inteligjencës amerikane përdorën satelitët për të dëgjuar bisedat midis Dianës dhe Dodit dhe audio dhe zbuluan se ajo ishte në pritje të fëmijës së tij.

“E vërteta do të dalë një ditë”,- shprehet babai i Dodit. “Provat do të tregojnë se ajo priste një fëmijë nga djali im ,” këmbënguli Mohamed, sipas Radar. “Unë besoj se Diana dhe Dodi u vranë sepse ajo priste një fëmijë me një musliman". Një autopsi do ta kishte konfirmuar këtë, por Mohamed deklaroi se organet e saj u hoqën pothuajse menjëherë pasi ajo u shpall e vdekur .

Mohamed dëshiron që NSA t’ia dorëzojë regjistrimet mjekut ligjor mbretëror, Dr. Michael Burgess , për të rihetuar vdekjen e Dianës.

Një nga specialistët që Mohamed ka punësuar, thekson se Princesha e Uellsit po spiunohej nga kurora britanike, sepse ata nuk ishin dakord për marrëdhënien e saj me Al Fayed, veçanërisht pas divorcit nga mbreti i tanishëm Charles III.

 “Ata po planifikonin të martoheshin dhe Dodi i kishte blerë një unazë fejese, të cilën do ta zbulojë kaseta”, pohoi një mik.

“Ato përmbajnë gjithashtu biseda shumë të ndjeshme në të cilat ajo shpreh mendimin për ish-vjehrrin e saj, Princin Philip. Ato janë mënyrat e vetme për të provuar se Diana ishte në pritje të fëmijës së Dodit”– përfundoi burimi.


Video