FOTO+VIDEO/ Marsela Çibukaj fiton “Kënga Magjike 2022”, ja kush e mori vendin e dytë dhe të tretë

27 November 2022, 08:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO+VIDEO/ Marsela Çibukaj fiton “Kënga Magjike 2022”,
Marsela Çibukaj

Marsela Çibukaj është fituesja e edicionit të 23-të të festivalit “Kënga Magjike”.

Ajo ka mbledhur në total 449 pikë nga votimi i kolegëve me këngën “I paftuar”, duke e renditur në vendin e parë në klasifikimin e festivalit.

Çmimi i dytë shkoi për artisten Michael Paluca me këngën “Një përqafim”, ndërsa i treti për Anxhela Peristerin me këngën “Një kalimtar”.

Kënga “I paftuar” është një kompozim i Alban Ramosajt i cili ka realizuar muzikën dhe tekstin, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Darko Dimitrov.



Video