Donaldi i “kërkoi llogari” për varësen që i kishte dhuruar, ja si iu përgjigj Bora

26 November 2022, 21:51Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donaldi i “kërkoi llogari” për varësen që i
Donaldi dhe Bora

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë emrat më të lakuar të vitit të fundit. Dyshja bënë bujë me historinë e tyre, të cilën zgjodhën ta jetojnë në syrin e publikut, dashur pa dashur.

Një nga momentet e bujshme të historisë së tyre është edhe takimi në BBV, por edhe “dhurata” që i bëri Donaldi, në tre vjetorin e lidhjes së tyre.

Së fundmi vetë aktori ka risjellë në vëmendje varësen që i dhuroi Borës, me të cilën ajo pozoi në disa nga fotot e saj në rrjetet sociale.

Donaldi ka postuar një foto të Borës me varësen e tij në qafë, krahas së cilës shkruan: “Ku është kjo?”

Por nuk ka vonuar as përgjigja e Bora Zemani, gjithashtu përmes një fotoje në Instastory.

“Nuk ta jap më, kot interesohesh”– shkruan Bora në foton që ka ripostuar.

Donaldi i “kërkoi llogari” për varësen që i


Video