Nga lumi Vjosa te liqeni Komos: 10 lumenjtë dhe liqenet më të bukur të Europës

26 November 2022, 15:54Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga lumi Vjosa te liqeni Komos: 10 lumenjtë dhe liqenet më të
Lumi Vjosa

Rrjedhat natyrore të ujit janë esenciale për jetën në Tokë – por ato nuk kanë qenë kurrë më në rrezik sesa në ditët e sotme. Mungesa e ujit prek mbi 3 miliardë njerëz (thuajse gjysma e popullsisë së globit) teksa sasia e ujit të pijshëm për person ka rënë me një të pestën në dy dekadat e fundit.

Uji është jetik jo vetëm për humanët, por edhe speciet e tjera më të cilët ndajmë planetin. VoxNews sjell sot 10 vendet më të bukura të burimeve ujore të Europës.

Laguna Sekrete, Islandë

Nga lumi Vjosa te liqeni Komos: 10 lumenjtë dhe liqenet më të

Laguna Sekrete është përdorur si burim uji për herë të parë më 1891 dhe është më e vjetra në Islandë.

Midis Malit të Zi e Bosnjës dhe Hercegovinës, lumi çan mes maleve e kanioneve të lumit Tara dhe është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO, si dhe është kanioni më i thellë në Europë. Lumi është shtëpiza e qindra specieve dhe pikë atraksioni për sportet ujore.

Lumi Bled, Slloveni

Nga lumi Vjosa te liqeni Komos: 10 lumenjtë dhe liqenet më të

I gjendur në Alpet Julian, Liqeni Bled është me origjinë akullnajore dhe është ndër destinacionet e preferuare për të sapomartuarit, të cilët tërheqin nga mjedisi romantik e peizazhet piktoreske.

Rezervuari Bornos, Spanjë

Nga lumi Vjosa te liqeni Komos: 10 lumenjtë dhe liqenet më të

Pjesë e zonës së mbrojtur për shpendët, ky rezervuar është i mirënjohur edhe për një ceremoni që mbahet çdo vit, “Festivali i Liqenit”. Kjo “pishinë natyrale” e Andaluzisë ka ujëra të kthjellët si kristali që e bëjnë një vend të përkryer për të notuar dhe për peshkim.

Liqeni i Ohrit, Shqipëri-Maqedoni e Veriut

Nga lumi Vjosa te liqeni Komos: 10 lumenjtë dhe liqenet më të

I njohur ndryshe si liqeni i Pogradecit, ai është ndër më të mëdhenjtë në Gadishullin Ballkanik e më të vjetrit në botë, afërsisht 2-5 milionë vjeçar, por dhe vendbanimi i vetëm i peshkut të Koranit, e rreth specie të tjera.

Mardalsfossen, Norvegji

Nga lumi Vjosa te liqeni Komos: 10 lumenjtë dhe liqenet më të

Me një lartësi prej 705 metrash, Mardalsfossen është një prej ujëvarave më të larta në Europë, fuqia e së cilës do të ishte e aftë të furnizonte me rrymë gjithë Norvegjinë.

Liqeni i Komos, Itali

Nga lumi Vjosa te liqeni Komos: 10 lumenjtë dhe liqenet më të

Liqeni i Komos, i treti për madhësi në Itali e ndër më të thellët në Europë (425 metra), është një destinacion i famshëm turistik dhe qendra e shumë rezorteve luksoze.

Lumi Caragh, Irlandë

Nga lumi Vjosa te liqeni Komos: 10 lumenjtë dhe liqenet më të

Një prej pikave kryesore të peshkimit të salmonit në Irlandë, ky lum është pjesë e Zonave të Veçanta të Konservimit dhe shtëpiza e moluskut të rrallë “Kerry Slug”.

Delta e Danubit, Rumani-Ukrainë

Nga lumi Vjosa te liqeni Komos: 10 lumenjtë dhe liqenet më të

Delta e Danubit ka një hapësirë prej 580 mijë hektarësh dhe është streha e shumicës së varieteteve ujorë të Europës. E gjithë zona është ndër rrugët ujore që janë ruajtur më mirë në kontinent dhe kalon nga Rumania në Ukrainë.

Vjosa, Shqipëri

Nga lumi Vjosa te liqeni Komos: 10 lumenjtë dhe liqenet më të

E cilësuar si “perla e fundit e egër e Europës”, Vjosa  gjarpëron në mënyrë të pandërprerë nga malet e Pindit në lindje të Janinës deri në grykëderdhje në detin Adriatik.

Së fundmi, aktivistë dhe banorë të zonës i kanë bërë apel qeverisë ta shpallë zonën Park Kombëtar në mënyrë që të shmanget ndërtimi i hidrocentraleve i cili do të rrezikonte krijesat e gjalla.



Video