Moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar ashpër ndaj shtetit shqiptar në lidhje me dhënies e shtetësive.
Ky reagim i saj vjen pasi iu dha shtetësia shqiptare këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipas, dhe sipas Einxhel ka ndodhur vetëm për marketing.
Në një postim në rrjetet sociale, Einxhel shkruan se Dj Dagz, Dj Pm, madje edhe Fifit kanë deklaruar se kanë qenë të gatshëm edhe për të hequr dorë nga çmimi i madh, vetëm për të marrë pasaportën shqiptare.
Ajo kërkon shtetësi shqiptare për partnerin e saj dhe shkruan se do ishte mirë që motrat, vëllezërit, grat dhe burrat tanë nga Kosova të mos trajtohen njësoj me dikë nga Ghana apo Zimbabve
Ajo thotë se nuk është e lumtur që fëmija i saj duhet të lindë në Shqipëri dhe do i duhet të udhëtojë vetëm me Einxhelin. Eixhel ka shpërndarë disa InstaStory reaguese ndaj kësaj çështje.
Postimi i plotë:
Një nga dëshirat e Dj Dagz, Dj Pm, madje edhe Fifit kanë shprehur ishte se ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga çmimi i madh nës i jepej pasaporta shqiptare! S’po them që të jepen 2 milion pasaporta, por do ishte mirë që motrat, vëllezërit, grat dhe burrat tanë nga Kosova të mos trajtohen njëoj me dikë nga Ghana apo Zimbabve!
Mendoj se ka ardhur koha që politika Shqipëria dhe politikat e saj të nënshtetësi të krijojnë lehtësim për këtë kategori aplikuesish. Jam e lumtur dhe krenare që Dua Lipa u pajis me të njëjtën pasaportë si unë dhe pse do e ket sa për simbolik se me pasaportën britanike do të kalojë në aeroport nesër. Por s’jam e lumtur që fëmija im duhet të lind në Shqipëri që të mund të lëviz me mua lirisht. Apo në Kosovë që të mos lëviz do kurrë me mua së bashku me Dagz. Mendoj se kjo kategori e ka me urgjente këtë dokumet pavarsisht dëshirës së shtetit tonë për marketing internacional nëpërmjet Duas, le të mos i harroj këta hallexhinjtë e tjerë.