Deputeti socialist Erion Braçe, ishte një ndër zërat më kritikë kundër reformës territoriale.
Ai u shpreh qartë kundër ndarjes së re territoriale.
Për këtë, tha se ishte kërcënuar nga kryeministri Edi Rama, se do të përjashtohej nga grupi parlamentar i PS-së, nëse votonte kundër.
Madje në darkë doli edhe në disa emisione politike, për të thënë se mund të ishte dita e fundit e tij në Partinë Socialiste.
Por gjithçka ndryshoi në mesnatë, pas takimit me Edi Ramën.
Nuk dihet si e bindi Rama, por Braçe votoi pro.
Edhe pse në fakt, ishte kundër ndarjes së re territoriale, gjë që e konfirmoi edhe pas daljes nga Kuvendi, kur kishte votuar kundër bindjes së tij.
“Do flas nesër pse votova pro”, tha ai.
Por deri më tani, nuk ka asnjë reagim.
Të gjithë po presin kur do flasë Braçe dhe çfarë do të thotë!
Sepse këtë radhë, duket se besueshmëria e Braçes, ka marrë një goditje të fortë!
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016