Kryeministri Rama mbërrin në Rinas, pas pak mesazhi për shqiptarët pas arrestimit të ish-kreut të SHISH

27 September 2026, 13:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” bashkë me delegacionin që e ka shoqëruar gjatë vizitës 6-ditore në SHBA për Asamblenë e OKB., ku ai do të adresojë një mesazh për shqiptarët.

 Mesazhi i kryeministrit vjen pas hetimeve të SPAK për drejtoreshën e shkarkuar të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se i ka dorëzuar informacione sekrete biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar për dosjen ‘AKSHI’.

 Ai do të jetë i pranishëm edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar që do të mbahet të hënën në orën 08:30 në Pallatin e Brigadave.


Video