Zjarr i madh në Pejë, dëmtohen tre shtëpi banimi

3 July 2022, 16:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zjarr i madh në Pejë, dëmtohen tre shtëpi banimi

Një depo private e vajit motorik është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Pejë, duke detyruar forcat e rendit të evakuojnë banorët përreth.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pavarësisht intervenimit nga zjarrfikësit dhe nga KFOR-i zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme pasi janë dëmtuar edhe tre shtëpi banimi afër depos, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Pas disa orësh zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë zjarrin ndërsa Policia është duke punuar në vendin e ngjarjes në koordinim me prokurorin e shtetit për të hetuar se si  ka ndodhur rasti.

Ky rast me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar si – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video