Mediat e huaja: Zelensky përgatitet për zgjedhje këtë verë

31 March 2025, 16:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mediat e huaja: Zelensky përgatitet për zgjedhje këtë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë udhëzime për organizimin e zgjedhjeve pas një armëpushimi të plotë, për të cilin SHBA-të shpresojnë të ndërmjetësojnë deri në Pashkë. Kështu shkruan The Economist, duke raportuar mbi planet e Kievit për një proces elektoral të mundshëm këtë vit.

Sipas burimeve, një vendim kyç do të merret më 5 maj, kur parlamenti ukrainas duhet të votojë për zgjatjen ose jo të ligjit të shtetrrethimit, i cili skadon më 8 maj. Heqja e këtij ligji do të ishte një hap i parë i domosdoshëm për të nisur përgatitjet për zgjedhjet.

Ndërkohë, afati i saktë për mbajtjen e zgjedhjeve mbetet i paqartë. Disa burime sugjerojnë se procesi mund të shtyhet për në fund të vitit, ndërsa shumica raportojnë se Zelensky synon që ato të zhvillohen këtë verë, raporton La Repubblica.


Video