Zelensky: Hiqjani Rusisë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

27 February 2022, 11:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zelensky: Hiqjani Rusisë të drejtën e vetos në

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që Rusia të zhvishet nga e drejta e vetos në Këshillin e Sigurimit në OKB. Ai ka shtuar se veprimet kriminale të Rusisë në Ukrainë i afrohen “gjenocidit”.

Rusia (dikur Bashkimi Sovjetik) është një nga 5 shtetet që prej vitit 1945 që ka qenë një anëtar i përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Ky shtet ka të drejton e vetos mbi çdo rezolutë që shqyrtohet nga organi.

Të premten, Rusia përdori veton e saj për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që dënon agresionin e Moskës dhe që kërkonte tërheqjen e saj nga Ukraina.

Këshilli u ngrit pas Luftës së Dytë Botërore për të parandaluar konfliktet e ardhshme dhe ka katër anëtarë të tjerë të përhershëm SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kina.

 


Video