Zelensky falenderon Erdogan: E njeh Krimenë si pjesë të Ukrainës

15 Maj 2025, 19:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky - Erdogan

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan për mbështetjen e tij, duke u shprehur se homologu turk e mbështet Ukrainën dhe e njeh Krimenë si pjesë të saj.

Zelensky ka shkruar në rrjetin social "X" se Erdogan e mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

“Dua të falënderoj sinqerisht presidentin Erdogan, ekipin e tij dhe popullin e Turqisë për mbështetjen e tyre ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. Presidenti Erdogan riafirmoi gjatë takimit tonë sot se ai mbështet Ukrainën dhe e njeh Krimenë si pjesë të Ukrainës”, ka thënë Zelensky.


Video