Zelensky emëron ish-futbollistin Shevchenko si këshilltarin e tij të pavarur

27 September 2023, 08:08Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky emëron ish-futbollistin Shevchenko si këshilltarin e tij
Volodymyr Zelensky dhe Andriy Shevchenko

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka emëruar ish-futbollistin dhe trajnerin, Andriy Shevchenko, si këshilltarin e tij të pavarur. 

Vendimi u bë i ditur me dekret presidencial, i cili u shfaq mbrëmje e djeshme në faqen e internetit të presidencës ukrainase. 

Në karrierën e tij Shevchenko luajti për Dynamo Kiev, Chelsea dhe Milan. Nga viti 2016 deri në vitin 2021 ai ishte trajner i kombëtares së vendit të tij dhe iu dha titulli Hero i Ukrainës.


Video