
Aleksandër Vuçiç pretendon se serbët në Kosovë po persekutohen nga Qeveria e Albin Kurtit dhe tha se nëse ky persekutim nuk merr fund, atëherë serbët do të dalin nga institucionet e Prishtinës dhe nuk do t’i njohin ato.
“Përfaqësuesit e serbëve thanë se do të largohen nga institucionet nëse nuk ndalet persekutimi”, tha ai.
“Përfaqësuesit e serbëve e mbështetën udhëheqjen e Serbisë për të kërkuar një zgjidhje kompromisi”, sthoi Vuçiç duke deklaruar se ata kërkuan dhe morën garanci “se masakra dhe dëbimi i serbëve nuk do të ndodhte”.
Vuçiç gjithashtu pohoi se përfaqësuesit e serbëve në Kosovë i kanë thënë se “nëse ky lloj persekutimi nuk ndalet, në muajin e ardhshëm politikanët serbë do të largohen nga institucionet e Prishtinës, e më pas deri në fund të shtatorit policët, gjyqtarët dhe prokurorët do të largohen nga institucionet”.
“Serbët nuk duan më të jenë peng i askujt”, ka theksuar Vuçiq dhe ka theksuar se serbët do të kenë mbështetjen e tij të plotë.