Vuçiç merr raportin nga FSB-ja: Rusia konkludoi që nuk përdorëm armë speciale kundër protestuesve

16 April 2025, 21:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vuçiç merr raportin nga FSB-ja: Rusia konkludoi që nuk
Aleksandar Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u akuzua se kishte urdhëruar përdorimin e një arme speciale gjatë protestës anti-qeveritare të studentëve.

Dyshimet lindën pasi përballë turmës në Beograd u pa një makinë me një aksesor në formë sateliti të montuar mbi të, e për një çast, protestuesit nisën të shtyheshin në tentativë për t’u larguar nga rezja e saj.

Sipas raportimeve, bëhej fjalë për një armë të papërdorur ndonjëherë, që lëshon drejt protestuesve valë akustike duke i bërë ata të ndihen keq.

Për të kundërshtuar akuzat, Vuçiç ftoi FSB-në ruse që të kryente ekspertizë.

E sot, atij i ka ardhur përgjigja negative. Vuçiç ka dalë në një konferencë për media ku ka thënë se rusët konkluduan që kjo armë nuk ishte përdorur.

“Ky është origjinali në rusisht. Origjinali, rusisht, që ta shihni. Atë që kam unë, do ta keni edhe ju në faqe. Kjo është në serbisht, do t'ju lexoj përfundimin në anën tjetër dhe pastaj do t'ju tregoj se çfarë bënë këta njerëz. Përfundimi është, bazuar në informacionin e marrë, pra, FSB-ja, shërbimi më i famshëm në botë, së bashku me FBI-në, por FSB-ja, bëjnë punë disi të ndryshme. FSB-ja është një shërbim. Ata deklarojnë kategorikisht se nuk janë përdorur pajisje akustike. Tani do t'ju tregoj se çfarë kanë bërë. Ata analizuan, u krye hulumtim në tre drejtime. E para është studimi i karakteristikave teknike të emetuesve të zërit LRAD, kështu që nuk do t'i lexoj të gjitha tani, do t'i lexoni vetë. Të cilat janë në pronësi të organeve policore serbe, të cilat forcat opozitare deklaruan se autoritetet i përdorën zyrtarisht për të ushtruar ndikim mbi civilët që morën pjesë në tubim, tha Vuçiç, duke treguar dokumentet”, deklaroi ai.

Ai i quajti gënjeshtarë të gjithë ata që akuzuan qeverinë për përdorimin e një topi sonik, duke gjykuar se gënjeshtra për armën sonike ishte e paracaktuar si një përpjekje për të "kryer më në fund një revolucion me ngjyra".

"Turp për ju, ju gënjeshtarë të mjerë, donit të dëmtonit vendin tuaj dhe i shkaktuat shumë dëme", tha Vuçiç.


Video