Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një gazetare ukrainase e cila punonte me Fox News mbeti e vrarë në periferi të Kievit të hënën. Oleksandra Kuvshinova, 24 vjeçe, kishte punuar me median amerikane gjatë pushtimit rus të Ukrainës.
Më herët u konfirmua se kameramani i Fox News, Pierre Zakrzewski, mbeti i vrarë ndërkohë që udhëtonte në Horenka që ndodhet afër Kievit, po gjatë ditës së hënë.
Kuvshinova është gazetarja e tretë e vrarë në Ukrainë në dy ditë.
Brent Renaud, një regjisor dokumentarësh dhe një gazetar veteran i mbulimit të ngjarjeve në zonat e luftës, vdiq të dielën pasi forcat ruse hapën zjarr ndaj makinës së tij.