Vjosa Osmani reagon pas takimit me Macron, Scholz dhe Borrell: Kohë vendimtare për sigurinë evropiane

1 Qershor 2023, 18:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vjosa Osmani, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas takimeve me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, në Moldavi në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani bën me dije se në takim me zyrtarët e lartë ka diskutuar mbi ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, derisa tha se bashkëpunimi me partnerët është kyç.

“Në këtë kohë përcaktuese për sigurinë në rajon e Evropë, bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç. Së bashku me Presidentin Emmanuel Macron dhe Kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet”, ka shkruar Osmani.

Video