E RËNDË NË ITALI/ Efektivja e policisë ekzekutohet në hyrje të pallatit!

1 Qershor 2023, 13:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen San Basilio të Romës. Një punonjëse policie është ekzekutuar në shkallën e një pallati e autori është larguar në drejtim të paditur.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e kësaj ngjarje e nuk dihet nëse punonjësja e policisë e identifikuar si Paola Montanari ishte në ushtrimin e detyrës këtë paradite.

Lagjja San Basilio në periferi të Romës, njihet si një zonë problematike për trafik e shitje lëndësh narkotike si dhe e frekuentuar nga persona me precedetë penalë.

Autori i vrasjes është një koleg i viktimës i cili është gjetur i vetëvrarë në automjetin e policisë pak metra larg vendngjarjes.

Autoritetet e policisë konfirmojë se kemi të bëjmë me vrasje dhe vetëvrasje ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur më tej ngjarjen.

 

 

Video