VIDEO / Kjo vajzë filmoi pamjet më magjike të meteorit mbi Portugali

20 May 2024, 20:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / Kjo vajzë filmoi pamjet më magjike të meteorit mbi
Meteori mbi Portugali

Një meteor kaloi dy ditë më parë mbi qiellin në Portugali dhe Spanjë, duke ndriçuar natën me një ngjyrë bruz të mahnitshme.

Të shumta ishin videot që arritën ta filmojnë, sidomos nga kamerat e sigurisë apo ato në makina.

Por interneti është i bindur se kjo vajzë ka arritur të kapë pamjen më të bukur të meteorit.

Në videon që është shndërruar në virale në rrjetet sociale, ajo shihet me shoqërinë e saj (në gjendje të dehur) teksa shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin.

Në një moment, qielli ndriçohet duke i lënë të gjithë pa fjalë teksa kalon mbi kokën e vajzës në video.

Pamjet kanë marrë mijëra komente, ku shumë prej tyre ngrenë dyshime se video mund të jetë e manipuluar për shkak të shansit të vogël që ta filmojë në mënyrë aq perfekte.

Video origjinale:


Video