VIDEO: Fundoset jahti në brigjet e Italisë

23 August 2022, 10:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO: Fundoset jahti në brigjet e Italisë

Një superjaht me përmasa 130 metra u fundos në brigjet e Italisë Jugore të shtunën, pasi anëtarët e rojes bregdetare italiane shpëtuan nëntë persona nga anija që po zhytej.

Mediat italiane këtë fundjavë raportoi se jahti i quajtur "My Saga" është fundosur në brigjet e Catanzaro Marina.

Videoja nga vendi i ngjarjes tregon anijen duke u futur në ujë përpara se të fundoset plotësisht.

Përkeqësimi i kushteve të motit e bëri të pamundur që një rimorkiator shpëtimi ta sillte jahtin në siguri.

Sipas raportimit të mediave një hetim për atë që shkaktoi fundosjen e anijes është në zhvillim e sipër.

Jahti u ndërtua në Itali në vitin 2007, sipas Super Yacht Times, dhe po udhëtonte nga Gallipoli në Milazzo nën një flamur të ishujve Kajman me një ekuipazh të plotë italian kur u fundos. 


Video