Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka rezultuar negative për përdorim droge, thotë qeveria, pasi u pa duke kërcyer, duke kënduar dhe duke pirë në një festë fundjavën e kaluar.
Marin, 36 vjeçe, pranoi të bënte testin të premten për të zbutur shqetësimet e kritikat për sjelljen e saj.
Ajo thotë se nuk ka marrë kurrë drogë dhe mohon të ketë bërë diçka të paligjshme në festë, por thotë se ka pirë alkool.
Një video e zbuluar tregon se ajo po feston me miqtë, duke përfshirë një yll finlandez të muzikës. Një deklaratë e qeverisë (në finlandisht) tha se "asnjë drogë nuk u gjet" në test.
Deklarata shtoi se kryeministrja i kishte paguar vetë shpenzimet e testit.
Kritikat në adresë të Kryeministres nxitën një valë kundër reagimesh nga gratë finlandeze, që në shenjë mbështetjeje ndaj Sanna Marin publikuan video duke kërcyer.