Ushtria ukrainase çan vijën e dytë të mbrojtjes ruse, e quajtur vija “Surovikin”

30 August 2023, 20:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ushtria ukrainase çan vijën e dytë të mbrojtjes ruse, e
Vija e mbrojtjes ruse në Ukrainë

Ushtria e Ukrainës raportohet se ka arritur të çajë vijën e dytë të mbrojtjes pranë Verbove-s, në rajonin e Zaporizhia-s.

Nëse konfirmohet kjo do të jetë një arritje e madhe e kundërofensivës, që ka nisur prej disa muajsh por me rritme të ngadalta.

Linja e dytë e mbrojtjes ruse, e quajtur ndryshe si linja “Surovikin” për shkak se u urdhërua të ndërtohej nga gjenerali Sergey Surovikin, fati i të cilit prej disa javësh është ende i paqartë. Surovikin apo “gjeneral armagjedoni” konsiderohet si mik i Yevgeny Prigozhin, dhe dyshohet se ai tashmë është shkarkuar dhe po mbahet në nën masën e arrestit.

Ushtria ukrainase çan vijën e dytë të mbrojtjes ruse, e
Përparimi i ushtrisë ukrainase me ngjyrë blu, në vijën e dytë të mbrojtjes ruse

Kjo linjë mbrojtjeje përbëhet nga trashe, kanale të gjera që pengojnë kalimin e mjeteve luftarake, blloqe betoni të quajtura “dhëmbët e dragoit” si dhe sipërfaqe të mëdha fushash të minuara.

Linja e dytë konsiderohet edhe si më e forta, dhe disa ekspertë kanë parashikuar se nëse thyhet nga ushtria ukrainase, mund të çojë në kolapsin e një pjese të madhe të mbrojtjes ruse në frontin e luftës.

Disa dhjetra kilometra pas kësaj linje, ndodhet vija e tretë e mbrojtjes e ndërtuar nga rusët.


Video