Ukrainasit shkatërrojnë vetë anijen e tyre luftarake që të mos bjerë në duart e rusëve

5 March 2022, 14:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ukrainasit shkatërrojnë vetë anijen e tyre luftarake që

Marina ukrainase thotë se ka shkatërruar një prej anijeve kryesore luftarake, në mënyrë që ajo të mos binte në duart e pushtuesve rusë.

Komandanti i fregatës “Hetman Sahaidachny”, e vetmja anije e këtij lloji në flotën e Ukrainës, tha se kishte urdhëruar mbytjen e saj, ndërkohë që rusët po fitojnë gjithnjë e më shumë kontroll në qytetet bregdetare jugore të Ukrainës.

Ukrainasit shkatërrojnë vetë anijen e tyre luftarake që

Pasi morën Khersonin, rusët po avancojnë në qytetin tjetër port, Mykolaiv, ndërsa objektivi kryesor i tyre është Odessa. Anija ndodhej pikërisht në Mykolaiv gjatë luftimeve të ditëve të fundit, ku ishte dërguar për riparime. Por avancimi i trupave ruse bëri që të merrej vendimi drastik.

“Hetman Sahaidachny” ishte anija më e rëndësishme e marinës së Ukrainës dhe kishte marrë pjesë në disa misione bashkë me NATO-n dhe flotat e vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian.

Ukrainasit shkatërrojnë vetë anijen e tyre luftarake që



Video