Ukraina thotë se ka rimarrë kontrollin e qytet kyç të Lyman në pjesën lindore të vendit, që është e pushtuar nga trupat ruse.
Rimarrja e kontrollit të këtij qyteti nga trupat ukrainase u bë të shtunën, një ditë pasi Presidenti rus Putin njoftoi aneksimin e 4 rajoneve në Ukrainë, duke përfshirë dhe Donetskun, ku ndodhet Lyman.
“Të dashur ukrainas, sot Forcat e Armatosura të Ukrainës çliruan dhe morën kontrollin e vendbanimit të Lyman në rajonin Donetsk”, dëgjohet të thotë një nga ushtarët ukrainas në një video-regjistrim, raporton Reuters.
Ushtarët ukrainas hedhin në tokë disa prej flamujve rusë dhe ngrenë flamurin e Ukrainës.
Sipas Ukrainës, në 24 orët e fundit janë kryer 29 sulme me avionë luftarakë nga ana e saj, duke shkatërruar armë dhe sistem raketore të Rusisë.
Ndërsa forcat ruse realizuan 16 sulme ajrore duke përdorur dronët e prodhuar nga Irani për të sulmuar infrastrkturën.