Ukraina i jep goditjen e rëndë Rusisë, shkatërron me dronë njëri pas tjetrit dhjetra avionë në një bazë ajrore ruse (VIDEO)

1 June 2025, 13:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ukraina i jep goditjen e rëndë Rusisë, shkatërron me
Pamje nga sulmi ukrainas në bazën ajrore ruse

Ushtria ukrainase raportohet se ka realizuar një sulm të suksesshëm me dronë në një bazë ajrore ruse, duke shkatërruar dhjetra avionë bombardues dhe luftarakë.

Ka raportime se deri në 40 avionë ushtarakë rusë mund të jenë goditur në sulmet ndaj tre bazave ajrore ruse.

Avionët A-50, Tu-95 dhe Tu-22 thuhet se janë midis atyre që u goditën, duke i shkaktuar Rusisë mbi 2 miliardë dollarë dëme.

Operacioni special thuhet se quhet "Rrjeti i Merimangës", dhe targetoi bazën ajrore strategjike në Olenya të Rusisë. Vetëm dy ditë më parë, mediat raportuan se ushtria ruse kishte zhvendosur në këtë bazë një sërë avionësh bombardues dhe transporti.

Kjo bazë ajrore ruse ndodhet rreth 1800 kilometra larg Ukrainës. Të paktën 2 baza të tjera ajrore ruse raportohet se u sulmuan, ajo në Ivanovo dhe Dyagilevo. 

Ukraina i jep goditjen e rëndë Rusisë, shkatërron me


Video