UÇK çon në këmbë Kosovën, mijëra qytetarë mbushin sheshet e Prishtinës

2 April 2023, 16:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
UÇK çon në këmbë Kosovën, mijëra
UÇK çon në këmbë Kosovën

Sheshet e Prishtinës janë mbushur me mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova për të marshuar për drejtësi.

Marshit po i prijnë familjarët e ish-krerëve të UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë. Si bashkëshortja e ish-presidentit Thaçi me djalë, bashkëshortja e ish-kreut të Kuvendit Veseli me vajzë etj.

Si kurrë më parë, Prishtina është mbushur nga qytetarët në marshin për drejtësi.

Që nga mëngjesi, shumë autobusë janë nisur nga qytete tjera për të ardhur në kryeqytet për të marrë pjesë në këtë marsh.

UÇK çon në këmbë Kosovën, mijëra

Kujtojmë që Marshi i Drejtësisë po mbahet një ditë para nisjes së gjykimit kundër ish-krerëve lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Me pankartat “Liria ka emër”, “Nuk mund të gjykoni UÇK-në në emër të popullit, sepse UÇK është vetë popullo”, “Të gjithë ata që harrojnë të kaluarën e tyre janë të dënuar ta rijetojnë atë”, qytetarët bënë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

UÇK çon në këmbë Kosovën, mijëra

Marshi për drejtësi mblodhi bashkë gjithë skemën politike, shoqërinë civile, personalitete të ndryshme e bashkësi fetare. Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe ndodhen  në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

 

 



Video