Trump: Nuk dua, por do t’i bëjmë testet bërthamore

15 Nëntor 2025, 18:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donald Trump

SHBA-të do të rifillojnë testimet bërthamore, për herë të parë pas më shumë se tre dekadash. Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump për gazetarët në bordin të avionit presidencial Air Force One.

Trump deklaroi se rikthimi i testimeve është i domosdoshëm, pasi sipas tij edhe vende të tjera po i zhvillojnë ato.

“Do të bëjmë testime bërthamore sepse edhe vendet e tjera bëjnë të njëjtën gjë. Unë jam ai që i rinovoi ato dhe ndërtoi disa. Ne kemi shumë armë bërthamore, Rusia është e dyta dhe Kina është e treta. Ajo që do të doja të bëja është të shkoja drejt denuklearizimit.”

Vendimi për të ringritur programin e testimeve është marrë një muaj më parë, kur Presidenti Trump urdhëroi ushtrinë amerikane të niste menjëherë veprimet.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump hoqi tarifat për më shumë se 200 produkte ushqimore, duke përfshirë produkte bazë si kafeja, mishi i viçit apo lloje të ndryshme frutash, në përpjekje për të zbutur presionin e çmimeve të larta ndaj konsumatorëve amerikanë.

Vendimi, që hyri në fuqi menjëherë, shënon një tërheqje të papritur nga politika tarifore e Trump, i cili më herët kishte këmbëngulur se masat e tij nuk po nxisnin inflacionin.

Administrata e tij ka njoftuar gjithashtu marrëveshje të reja tregtare me Argjentinën, Ekuadorin, Guatemalën dhe El Salvadorin për heqjen e disa tarifave të importit. Ndërkohë, çmimet e ushqimeve në SHBA vazhdojnë të rriten.


Video