Tronditet SHBA/ Nxënësja 15-vjeçare vret me armë 3 persona, më pas qëllon dhe veten!

17 December 2024, 09:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tronditet SHBA/ Nxënësja 15-vjeçare vret me armë 3

Tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur kanë mbetur gjatë një sulmi në SHBA. 

Ngjarja tragjike ka ndodhur në shkollën e Krishtere Abundant Life në qytetin Madison, Wisconsin.

Nga raportimet e para dyshohet së ka qenë një 15 vjeçare, nxënëse e shkollës të krishterë e cila ka qëlluar me armë, më pas ka vrarë veten.

Policia ka identifikuar 15 vjeçaren e cila është Natalie Rupnow, e vetëquajtur “Samantha”.

Nga sulmi barbar kanë mbetur të plagosur dhe 6 persona të tjerë.

Hetuesit ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e këtij akti të rëndë si dhe motivin se përse nxënësja kaqëlluar me armë zjarri.

 

 


Video