
Një tërmet i fuqishëm 7.4 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë jugore dhe Sirisë duke shkaktuar më shumë se 300 viktima dhe mbi 1000 të plagosur.
Lëkundja tronditi banorët pas orës 2 të mëngjesit të së hënës me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep.
Në Turqi, zyrtarët konfirmuan 79 viktima dhe mbi 440 të plagosur nga tronditjet në 10 qytete. Në Siri janë konfirmuar 237 viktima dhe mbi 600 të plagosur. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shkruan se do ta kalojnë këtë fatkeqësi së bashku.
Massive #earthquake registered M7.8 hit the middle of Turkey. pic.twitter.com/mdxt53QlQ0
— Asaad Sam Hanna (@AsaadHannaa) February 6, 2023
"Ne do ta kalojmë këtë fatkeqësi së bashku. Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme”, tha ai.
Turqia nuk është e panjohur për tërmetet e forta. Shtatë tërmete me mbi 7 ballë kanë goditur vendin në 25 vitet e fundit por tronditjet e së hënës ishin më të fuqishmet.
Gjithashtu është tërmeti më i fortë që ka goditur kudo në botë që nga një tërmet 8.1 ballë që goditi një rajon të largët pranë Ishujve 'Sandwich' në Oqeanin Atlantik jugor në 2021, duke mos rezultuar në dëme.