Sulm haker në të gjithë Perëndimin

5 February 2023, 20:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulm haker në të gjithë Perëndimin
Sulm haker në të gjithë Perëndimin

Një sulm i fuqishëm kibernetik ka përfshirë ditën e sotme disa vende perëndimore. Sipas mediave italiane, sulmi është pikasur nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, dhe përfshin jo vetëm Italinë, por edhe Francën, Finlandën, por edhe Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara.

Behet fjalë për të ashtuquajturin “ransomware”, pra një virus i cili kërcënon shpërndarjen e të dhënave personale, ose bllokimin e aksesit pronarëve të ligjshëm, në qoftë se nuk paguhet një shumë parash në formë shpërblese, që kërkohet zakonisht në formë kriptovalute. Për klientët privatë zakonisht flitet për pak dhjetëra dollarë, ndërkohë që për kompanitë më të mëdha shifrat mund të jenë tejet domethënëse.

Ransomware i këtij sulmi ka patur si objektiv në veçanti serverat VMware ESXi, dhe sipas analizës paraprake janë rreth 1 mijë serverat e këtij tipi tashmë të infektuar.

Këto viruse paraqiten në formën e një file të zakonshëm, më së shumti një pdf, që i bashkohet emaileve të besueshme në shikim të parë, praktikisht një klonim i atyre të institucioneve shtetërore.

Në momentin që hapet dokumenti i bashkëngjitur, që zakonisht pretendon se është një faturë, virusi depërton në kompjuter ose në smartphone duke klonuar mjetin.

Corriere Della Sera shkruan se nuk ka asnjë konfirmim për një lidhje mes këtij sulmi dhe problemeve të Tim, që u raportuan mëngjesin e të mërkurës.

Acea, kompania italiane e energjisë elektrike, ujit dhe gazit, u godit nga një sulm shumë i rëndë ‘ransomware’ të enjten, duke e bërë të vështirë rikthimin e operacioneve të plota. Sulmi i hakerëve po ndodh në shumë vende njëkohësisht.

Të parët që vunë re sulmin ishin francezët. Më pas, vala e sulmeve u zhvendos në vende të tjera, përfshirë Italinë. Tani për tani ka disa mijëra serverë të komprometuar në të gjithë botën, nga vendet evropiane si Franca, Finlanda dhe Italia, në Amerikën e Veriut, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara. Në Itali ka dhjetëra sulme që janë ndalur, por sipas analistëve ato janë të destinuara të rriten.


Video