Tjetër incident në Shkup gjatë vizitës së Kurtit

5 August 2024, 18:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tjetër incident në Shkup gjatë vizitës së Kurtit
Ngatërresa me flamurin në Shkup

Sot para fillimit të konferencës për shtyp të kryeministrave Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti për pak sa nuk ndodhi një skandal tjetër.

Në vend të flamurit të Kosovës e kishin vendosur flamurin e BE-së, pak para nisjes së konferencës për shtyp, e ndërrojnë.

Në delegacionin e Kosovës për këtë vizitë në Shkup ishte edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i dërgoi notë proteste Shkupit, por edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.


Video