“Thikë pas shpine”/ Putin pas rebelimit të grupit Wagner: Tradhtarët do të ndëshkohen!

24 June 2023, 09:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Thikë pas shpine”/ Putin pas rebelimit të grupit Wagner:
Vladimir Putin dhe Yevgeny Prigozhin

Presidenti Vladimir Putin i është drejtuar popullit rus pas “rebelimit” të Grupit Wagner.

Në fjalimin e tij, Putin thotë se disa rusë janë “mashtruar në një aventurë kriminale”, pa përmendur në mënyrë specifike luftëtarët rebelë të Wagner.

Ai tha se e ardhmja e Rusisë është në rrezik, dhe i përshkroi veprimet e kryengritësve si një “thikë pas shpine”. Ata që shkojnë qëllimisht në rrugën e tradhtisë, duke përgatitur një rebelim të armatosur do të ndëshkohen”, tha Putin. 

“Çdo trazirë e brendshme është një kërcënim vdekjeprurës për shtetin tonë, për ne si komb; është një goditje për Rusinë, për popullin tonë dhe veprimet tona për të mbrojtur atdheun tonë. Një kërcënim i tillë do të përballet me një përgjigje të ashpër.”

Pa përmendur në mënyrë specifike shefin e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, Putin thotë se “ambiciet” e larta të disave kanë çuar në “tradhti të lartë”.

Presidenti rus paralajmëroi gjithashtu “dënim të pashmangshëm”  për ata që përçajnë shoqërinë ruse, shkruan BBC.


Video