Bota është e mbushur me teori konspiracioni nga më të çuditshmet. Jo për të thënë se disa prej tyre nuk kanë rezultuar të vërteta, por ka disa teori konspirative që shkojnë shumë larg imagjinatës.
Një prej tyre, që po merr popullaritet të madh në rrjetet sociale, është ideja se bombat nukleare nuk ekzistojnë.
Shumë përdorues të rrjeteve sociale janë të bindur për këtë. Sipas tyre, ideja e armëve nukleare është shpikur thjesht për trembur popullatën. Sipas kësaj teorie, ekzistojë bomba tepër të fuqishme, me lëndë shpërthyese djegëse, por jo bërthamore dhe pa radioaktivitet.
Si shumë teori të tjera konspirative, edhe për këtë nuk ka shumë prova. Ata pretendojnë se një “provë” është kamera e testimeve të shpërthimeve nukleare vite më parë, duke thënë se gjatë shpërthimit, kamera nuk pëson asnjë dëm, madje as nuk lëkundet fare.
Po në kuadër të kësaj teorie konspirative, qytetet Hiroshima dhe Nagasaki në Japoni, që u goditën nga bombat bërthamore, sot duhet të vuanin radioaktivitetin, por në fakt po lulëzojnë si qytete.
Diskutimi i kësaj teorie konspirative në Podcastin e Joe Rogan: