Të vetmit në Europë që mbështesin Rusinë, serbët mbushin rrugët e Beogradit me fotot e Putinit në duar

4 March 2022, 22:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Të vetmit në Europë që mbështesin Rusinë,

Mijëra serbë kanë dalë në një protestë në mbështetje të sulmit që Rusia ndërmori kundër Ukrainës. Rrugët e Beogradit janë mbushur me protestues pro-rusë që kanë bërë thirrje për mbështetje ndaj luftës. Pak ditë më parë Serbia votoi në OKB rezolutën që e dënon sulmin ndaj Ukrainës, ndërsa Vuçiç vendosi të mos i bashkohej sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

Serbia është i vetmi vend në Europë që mban protesta në mbështetje të Putinit.

Të vetmit në Europë që mbështesin Rusinë,

Përfaqësuesit e organizatave të ekstremit të djathtë – Damnjan Knezevic nga Patrulla Popullore, Mladen Obradovic nga Obraz – iu drejtuan pjesëmarrësve të protestës nga skena duke u thënë se nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë pas zgjedhjeve, dy herë më shumë njerëz se sonte do të dalin në rrugë. Knezevic u dërgoi një mesazh CNN, BBC dhe RTS, “se rusofobia në Serbi është një gabim statistikor”.

Të vetmit në Europë që mbështesin Rusinë,

Obradovic tha se “Rusia po çliron të gjithë botën nga kërcënimet e NATO-s” dhe se sot “Putini ka treguar se kush është burrështetasi më i fortë dhe më i guximshëm në botë”.

Tubimi filloi me himnet e Serbisë dhe Rusisë, ndërsa pati brohoritje “Rusi, Rusi”, “Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”, “Tradhëti, tradhëti” dhe “Vuçiç shqiptar, e tradhtove Serbinë”.

Protestuesit më pas shkuan për shëtitje drejt ambasadës ruse.

 

     



Video