Të pandarë deri në vdekje! Nuk ndalen homazhet në vendin ku u shua 19-vjeçari shqiptar dhe miqtë e tij

16 August 2022, 22:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të pandarë deri në vdekje! Nuk ndalen homazhet në vendin ku
4 viktimat

Një tufë me luledielli dhe lule të bardha të vendosura në vendin ku u shuan orët e para të 14 Gushtit, 4 të rinj, mes tyre edhe shqiptari Xhuliano Këlliçi. 4 miqtë po shkonin për të ngrënë, përpara se të mbyllnin mbrëmjen e tyre kur u shuan tragjikisht në një aksident me makinë në Treviso të Italisë.

Xhuliano, i cili jetonte në Cordignano ishte vetëm 19 vjeç, ashtu sikurse Daniele Ortolan dhe Marco Da Re, ndërsa viktima tjetër, Daniele De Re ishte 18 vjeç.Të lidhur nga një miqësi tejet e fortë, por edhe nga një fat tragjik…

Mediat fqinje shkruajnë se që prej aksidentit të rëndë nuk janë ndalur për asnjë moment njerëzit që shkojnë në vendin e ngjarjes. Në heshtje, me lule në duar dhe dhimbje në fytyrë për këtë tragjedi e për familjet e të rinjve.

Të pandarë deri në vdekje! Nuk ndalen homazhet në vendin ku

Një dëshirë për të thënë “jam këtu” nga ana e secilit të qytetarëve që ndalen në rrugën Cordignano, në atë kthesë të mallkuar. Mediat italiane shkruajnë më tej se vdekja e 4 të rinjve ka prekur thellësisht të gjithë komunitetin ku ata jetonin.

Ndërsa presidenti i rajonit të Venetos tha se për shkak të kësaj ngjarjeje po mendohet një fushatë sensibilizuese në rrjetet sociale.

“Në Veneto po mendojmë për një fushatë shokuese në rrjetet sociale, për të rritur ndërgjegjësimin tek të rinjtë”, tha Luca Zaia, teksa komentoi përgjakjen e rrugëve këtë verë në Itali nga aksidentet rrugore, ku në pjesën më të madhe të rasteve viktimat janë të rinj.

“Ka një problem në edukimin rrugor. Përgjithësisht kemi një vdekshmëri të lartë të djemve të rinj. Nuk mund të mendojmë që kjo është diçka normale”, tha ai.
Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 02:10 të 14 Gushtit. Makina Volkswagen Polo në të cilin udhëtonin 4 miqtë fillimisht u përplas me bordurën më pas përfundoi jashtë rruge. Më pas u përplas me një pemë që ndodhej anës rrugës duke përfunduar në një kanal. Përplasja ishte fatale për të 4 miqtë që gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes.

 


Video