Taxhikët largohen masivisht nga Rusia pas sulmit terrorist nga bashkëatdhetarët e tyre

25 March 2024, 17:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Taxhikët largohen masivisht nga Rusia pas sulmit terrorist nga
Pamjet në rrjetet sociale

Mijëra taxhikë raportohet se janë duke lënë Rusinë, pas sulmit terrorist me më shumë se 140 viktima, që dyshohet se u krye nga katër bashkëatdhetarë të tyre, tashmë të arrestuar.

Në aeroportet  Rusisë janë parë mijëra taxhikë, të cilër raportohet se po tentojnë të kthehen në Taxhikistan, pas frikës për hakmarrje ndaj tyre.

Shumë shtetas nga Taxhikistani, Kirgistani dhe Uzbekistani emigrojnë në Rusi, ku kanë mundësi të gjejnë punë, kryesisht të rënda dhe me pagë të ulët.

Gjatë ditës së sotme, presidenti i Taxhikistanit reagoi duke e dënuar sulmin terrorist në sallën e koncerteve në Moskë, teksa i bëri thirrje prindërve të tregojnë më tepër kujdes në rritjen e fëmijëve të tyre.


Video