
Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka dorëzuar një draft-rezolutë në Parlament, ku bëhet thirrje që vendi të njohë pavarësinë e Kosovës.
Goncharenko e ka bërë publike iniciativën e tij në rrjetin social Twitter, duke shkruar se shpreson që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur.
“Dorëzova në Parlamentin ukrainas një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të përkrahë demokracinë kudo në botë. Shpresoj që Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur”, ka shkruar ai.
Ukraina është në radhën e shteteve që ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.
I submitted to the Ukrainian Parliament a bill recognizing the independence of #Kosovo. Ukraine shares Western values and will support democracy anywhere in the world. I hope Ukraine will recognize #Kosovo's independence ASAP. pic.twitter.com/j9UpJL7OfY
— Oleksiy Goncharenko (@GoncharenkoUa) August 6, 2022