
Super tajfuni Ragasa, cikloni tropikal më i fuqishëm në botë këtë vit, goditi Hong Kongun me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.
Si pasojë e stuhive dhe reshjeve të dendura të shiut 14 persona ndërruan jetë në Tajvan.
Në ishujt periferikë, përfshirë Lantau, ku ndodhet aeroporti ndërkombëtar i qytetit, të gjitha rrugët u përmbytën.
Pritet që intensiteti i supertajfunit të ruajë nivelin e tij ndërsa lëviz drejt bregdetit të provincës Guangdong të Kinës, ku jetojnë më shumë se 125 milionë banorë.
Uragani Ragasa përfshiu Filipinet veriore të hënën dhe Tajvanin të martën.
Tajfuni shkaktoi panik te njerëzit që mbushën supermarketet, duke pritur në radhë me orë të tëra për të blerë ushqime mes frikës se dyqanet mund të mbyllen për dy ditë.