Macron: Trump mund ta marrë Çmimin Nobel për Paqe, por vetëm nëse ndal luftën në Gaza

23 September 2025, 22:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Macron: Trump mund ta marrë Çmimin Nobel për Paqe, por
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron, në një intervistë për kanalin televiziv BFMTV nga Nju Jorku, i bëri thirrje homologut amerikan Donald Trump që për të fituar Çmimin Nobel të Paqes, duhet të ndalojë luftën e Izraelit në Gaza.

“Po shoh një president amerikan të mobilizuar, që e përsëriti edhe sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha ai: “Dua paqe, kam ndërmjetësuar në shtatë konflikte”. Ai dëshiron Çmimin Nobel të Paqes. Por ky çmim nuk do të jetë i mundur pa ndalimin e luftës në Gaza,” theksoi Macron.

Presidenti francez pranoi gjithashtu se shteti i Palestinës, i njohur zyrtarisht nga Parisi të hënën, do të themelohet realisht vetëm “kur ta njohë edhe shteti i Izraelit”.

Macron paralajmëroi gjithashtu se Franca nuk do të qëndrojë “duarkryq” në rast të hakmarrjees izraelite pas njohjes së Palestinës.

“Jemi të përgatitur. Kemi shqyrtuar të gjitha opsionet e mundshme, që do të thotë se nuk do të qëndrojmë kurrë të heshtur. Do të mbrojmë interesat e Francës kudo,” theksoi ai.


Video