Simboli i luftës ndaj Covid përfundon në spital, Dr.Fauci preket nga “Ethet e Nilit”

25 August 2024, 10:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Simboli i luftës ndaj Covid përfundon në spital, Dr.Fauci preket
Anthony Fauci

Anthony Fauci, ish-eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, qëndroi i shtruar për një javë në spital, pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor.

Aktualisht ai ndodhet në shtëpi, ku po përmirësohet dita ditës, konfirmoi një zëdhënës të shtunën, që foli në kushte anonimiteti.

Ish-eksperti i njohur amerikan ka deklaruar për gazetarët amerikanë se ishte pickuar nga një mushkonjë në oborrin e tij, që me gjasë i ka transmetuar virusin. Pas pickimit ai kishte ndjerë lodhje të rëndë, ethe dhe të dridhura dhe u transportua në spital, ku zbuloi se për çfarë bëhej fjalë.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 1 në 150 persona të infektuar me virusin e Nilit  shfaqin simptoma serioze, ndonjëherë edhe fatale.

Si këshilltari kryesor për shëndetësinë i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci ishte fytyra publike e qeverisë gjatë pandemisë së COVID-19, një rol që e bëri atë një zë të besueshëm për miliona njerëz, por gjithashtu dhe objektiv të sulmeve politike.

Ai u largua nga qeveria në vitin 2022, por në qershor u thirr përpara Kongresit për të dëshmuar si pjesë e hetimit shumëvjeçar të republikanëve mbi origjinën e COVID-19 dhe reagimin amerikan ndaj sëmundjes.


Video