Ratko Mlladic, ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjes i dënuar për krime luftë në konfliktin e viteve ’90 është shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në një bisedë të shkurtër telefonike me AFP në Beograd, djali i tij, Darko Mlladiq e ka konfirmuar këtë informacion.
Ai tha se Mlladiç, 79 vjeç, është shtruar prej një javë për shkak të gjendjes së brishtë shëndetësore. Ai ishte fillimisht në spitalin civil në Hagë dhe që nga e enjtja ndodhet në objektin shëndetësor të burgut të Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale me seli në Hagë.
Djali i kriminelit të luftës tha për mediat se Serbia kishte bërë gati një ekip mjekësh për ta vizituar atë në Hagë, por priste lejen e autoriteteve të burgut.
Burgu i Hagës nuk komentoi për rastin.
Ratko Mlladiç është dënuar me burg përjetë për krime luftë, përfshirë këtu edhe rolin në Masakrën e Srebrenicës, ku të paktën 8 mijë burra boshnjakë u vranë.