Shqiptari vret kolegun në fabrikën e General Motors në Oakland të SHBA-së

14 August 2022, 14:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqiptari vret kolegun në fabrikën e General Motors në Oakland
Astrit Bushi

Një shqiptar akuzohet për vrasjen e kolegut të tij në një fabrikë të General Motors në Oakland të SHBA-së.

Mediat amerikane bëjnë me dije se 48-vjeçari Astrit Gjon Bushi sulmoi dhe vrau kolegun e tij Gregory Robertson i cili punonte si pastrues në fabrikën e GM.

Astrit Bushi u gjet nga policia duke qëndruar disa metra larg vendngjarjes, ndërsa Robertson u gjet i mbytur në gjak dhe pa shenja jete, tha Sherifi i Qarkut Oakland Michael Bouchard në një njoftim për shtyp.

Ngjarja ndodhi rreth orës 1:37 të mëngjesit të së enjtes. Robertson kishte punuar në fabrikë për rreth shtatë muaj, sipas zyrtarëve. Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta.


Video