Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë në rrjetet sociale logon që do të shoqërojë shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tregon se logoja e re është e bazuar te motivet tradicionale, teksa brenda saj janë ndërthurur pëllumbi i paqes dhe shqiponja dykrenore.
“Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern. Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenore e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar”, shkruan Kurti.
