Podcasteri i famshëm amerikan Joe Rogan ka pasur një shpërthim të pazakontë në emisionin e tij, duke ofenduar presidentin e Ukrainës Volodomyr Zelensky, që sipas tij po tenton të nisë Luftën e Tretë Botërore.
Duke shprehur shqetësimin e tij, Joe Rogan, i cili ka mbështetur Donald Trump gatë fushatës presidenciale në SHBA, mbroi teorinë konspirative se Joe Biden ka dhënë leje për goditjen e Rusisë me raketa amerikane, për ta futur botën në Luftën e Tretë në mënyrë që Trump të mos gëzojë mandatin e tij të dytë.
"Nuk ndihem i sigurt sepse ata po lëshojnë raketa në Rusi. Si mundet, duhet ta shmangim këtë gjë nga një president në vdekje e sipër. Zelensky thotë se Putin është i tmerruar. Shko q*** ti dhe ju ukrainas që përpiqeni të nisni Luftën e Tretë. Rusia qëlloi për herë të parë me një raketë ndër-kontinentale, është çmenduri se ato raketa mund të kenë mbushje bërthamore, kjo nuk kishte, por nëse do të kishte, ndryshon gjithçka. Kshdo që drejton SHBA-në, vendosi të bëjë diçka të çmendur. BBiden i dha lejen të qëllojë me raketa amerikane. Të gjithë e dinë pse ndodh kjo. është një luftë "Proxy", tha Rogan ndër të tjera.
Pas zgjedhjes së Trump si president i SHBA, figurat publike që janë gjendur pranë tij, kanë nisur një fushatë publike poshtërruese ndaj Zelenskyt, mesa duket, për ta përgatitur atë të ulet në tavolinën e negociatave me çfarëdo kushti që t'i vendosin përpara.
Zelensky megjithatë ka deklaruar se Ukraina është një shtet sovran që nuk do të pranojë kurrë të gjunjëzohet para Rusisë, sepse ashtu do një shtet tjetër, duke iu referuar SHBA-së së Trump.