Shpërthejnë vatra të mëdha zjarri në Greqi! Digjen disa banesa, nisin evakuimet masive

17 July 2023, 16:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthejnë vatra të mëdha zjarri në Greqi! Digjen disa
Zjarri në Kuvara të Atikës, Greqi

Disa vatra të mëdha zjarri kanë shpërthyer në Greqi, ndërsa qindra zjarrfikës nga toka dhe ajri janë mobilizuar për vënien nën kontroll të flakëve, çka aktualisht duket si mision i pamundur.

Vatra më e rrezikshme e zjarrit konsiderohet ajo në Kuvara të Atikës, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe pemë, e po përhapen me shpejtësi duke djegur edhe disa banesa.

Shpërthejnë vatra të mëdha zjarri në Greqi! Digjen disa

Banorëve në zonat Saronida, Lagonisi dhe Anavysos u është bërë thirrje të evakuohen drejt Athinës.

“Po digjen banesat. Rruga është e bllokuar dhe zjarrfikësit e kanë të pamundur të kalojnë. Rrezikohen edhe fabrikat e riciklimit”, ka deklaruar për Alpha Tv, kryebashkiaku i Saroniko-s.

Shpërthejnë vatra të mëdha zjarri në Greqi! Digjen disa

Aktualisht 140 zjarrfikës me 40 automjete si dhe 7 aeroplanë dhe helikopterë janë duke operuar në këtë zonë.

Më herët gjatë mëngjesit, një vatër tjetër e madhe zjarri shpërtheu në Kallithea Loutrakiou duke detyruar evakuimin e qindra banorëve. Rreth 800 kampera u urdhëruan të lënë zonën dhe të gjejnë strehë brenda një stadiumi sportiv.



Video