Një prej batalioneve më të famshme të ushtrisë ukrainase, ai i AZOV, është riformuar sërish pas humbjeve të mëdha të pësuara në më shumë se një vit luftë.
Së fundmi, nënkoloneli Denys Prokopenko, komandant i Brigadës Azov dhe Heroi i Ukrainës, është ribashkuar me ushtarët e tij në këtë batalion.
Ndonëse ka qenë në qendër të polemikave për “shfaqje naziste”, ushtarët e batalionit Azov ishin ndër të parët që u përballën me ushtrinë ruse. Një pjesë e tyre u përfshinë në betejën e madhe për qytetin e Mariupolit, ku për disa ditë rezistuan të rrethuar brenda uzinës së “Azovstalit”.

Shumë prej tyre u vranë, dhe shumë të tjerë u kapën rrob, ndërsa qyteti ra në duart e rusëve.
Falë këmbimeve të pengjve të luftës, por edhe rekrutëve të rinj, batalioni ka mbushur sërish radhët dhe është gati të rikthehet në fushëbetejë.

Katër ushtarakë të këtij batalioni u liruan nga Turqia, ku ndodheshin si pengje lufte, në kuadër të një marrëveshjeje me Rusinë.
